MaqedoniTopLajm

Kovid qendra në Tetovë, të përgaditur për çfarëdo situate

Spitali Klinik i Tetovës, vazhdon të menaxhojë situatën me “Covid 19” edhe përkundër asaj se numri vazhdon të rritet dita ditës. Nga Covid qendra në Tetovë thonë se situata nuk është komode, por që sipas tyre janë të përgaditur për çfarë do lloj situate.

Mosha më e prekur që janë të shtrirë në spitalin e Tetovës janë mbi 50 vjeç.

“Situata nuk është komode që ishtë para tre javësh, jemi të angazhuar në çdo formë si në resurset njerëzore, hapësinore, kemi bërë riorganizim, kemi marrë mjek dhe motra, në listën rezervë, jo ti angazhojm me automatizëm. Nëse krijohet nevoja ne kemi lista rezervë për mjekë, motra medicinale, menjëherë i angazhojmë aty ku duhet. Çka është më rëndësi, është se terapi kemi, ju duhet ta dini se është sëmundje virale” – u shpreh Gëzim Nuredini, Udhëheqës në Covid Qendrën e Tetovës.

Nuredini më tej shton se “Covid 19” është smundje multi sistemësh, dhe për këtë sëmundje duhet edhe ndihma e kardiologëve por edhe specailistëve tjerë.

“Covid infeksioni nënkupton sëmundje multi sisteme, ku duhet të kemi specialistë të disa klinikave, nuk duhet vetëm infektologu, por duhet konsultime me krejt specialistët. Si zakonisht kur pleqtë vijnë, kanë problem o me zemër ose me mushëkritë, ashtu që ka nevojë edhe për kardiologë e kështu më rradhë.

Problemin që diskutojmë me kolegët është që komplikacionet që bëhën pas infeksionit, ajo sindromë toksonike që them, është një problem pak më i madh dhe ajo i ngatëron pak” – tha Gëzim Nuredini, Udhëheqës në Covid Qendrën e Tetovës.

Mjekët bëjnë apel deri tek qytetarët që të kenë kujdes për shëndetin e tyre dhe kërkojn që në rast dyshimi për simptoma të testohen për Covid 19 me qëllim që të mbrojnë vetën e tyre por edhe shoqërinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close