LajmeRajonTopLajm

Konjufca dhe Osmani: Nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari drejtësi

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, së bashku me deputeten Vjosa Osmani dhe ministren Donika Gevalla, kanë bërë homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë. Nga aty u tha se asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

Konjufca tha se kurrë nuk do të harrojnë krimet e Serbisë në Kosovë.

“Kjo është një masakër ku shumica e të vrarëve janë fëmijë dhe gra dhe kjo tregon për mizorinë e pashembullt të shtetit serbë dhe përmasat e gjenocidit që e ka bërë ndaj popullit tonë, duke mos i kursyer as fëmijët, as gratë as pleqtë…kjo na bënë edhe më të vendosur që deri në fund t’i shkojmë drejtësisë e ta kërkojmë pa pushim“, tha ai.

Deputetja Vjosa Osmani tha se krimet që ka kryer Serbia në çdo cep të Kosovës, është dëshmi e gjallë se qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë.

“Nuk ka dëshmi më të fuqishme qoftë për ne këtu për brenda e qoftë secilin nga jashtë që dëshiron të kualifikojë atë se çfarë kanë ndodhur në Kosovë, për të dëshmuar gjenocidin që ka ndodh se sa vrasja e fëmijëve, vrasja e grave, vrasja e njerëzve të pafajshëm, të cilët të vetmin faj në thonjëza e kishin se ishin shqiptar, prandaj ne nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari drejtësi, nuk do të ndalmi asnjëherë së qeni zëri juaj, zëri i secilit prind që ka humbur djalin e vet në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë”, tha ai.

E deputetja Sarnda Bogujevci, e cila është edhe dëshmitare e krimit që ka ndodhur në familjen Bogujevci, ka thënë se përkujtimet e asaj çka ka ndodh në Kosovë, duhet të shërbejë për secilin që ta jap maksimumin e mundur për një të ardhme më të mirë.

“Unë kam qenë fëmijë që kam mbijetuar dhe sot në familje kemi shumë fëmijë që kanë lindur pasluftës dhe janë duke u rritë dhe nuk e kemi vetëm obligim që ta kemi lirinë e plotë për ata që kanë ra për vend por kemi për obligim edhe për këta të rinj që i kemi sot dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për ta“, ka thënë ajo.

Shpejtim Buliqi tha se këto përvjetore ngjallin ndjenjën e dhimbjes për këto familje por ngjallë edhe ndjenjën e krenarisë pasi mbi gjakun e tyre janë vënë themelet e shtetit tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close