LajmeMaqedoniTopLajm

Pas apelit të Hasanit: Kujdes ata që po shkojnë m’u vaksinu në Serbi / Taravari: JU bashkë me Filipçen duhet të jepni dorëheqje

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një koment të tij, ka kërkuar dorëheqjen e Zëvendës Ministritë të Shëndetësisë, Ilir Hasanit, si dhe të Ministrit Venko Filipçe, duke theksuar se qeveria ka dështuar në sjelljen e vaksinave.

“Ilir Hasani, ju bashkë me ministrin Filipçe duhej të jepni dorëheqje, dhe mos bëni analistin se nuk ju paguan populli për analist! Ju paguan për të ruajtur shëndetin publik, e ju po i vdisni çdo ditë, prandaj dorëhiqu që mos të vijë puna deri tek dorëzohu!

Qeveria juaj, ta kuptojë se s’po bën asgjë për shëndetin e qetarëve. Qytetarët e këtij vendi po ikin në Sërbi sepse Qeveria juaj nuk po siguron vaksinën, dhe shteti ynë vazhdon të ngelet i pari në rajon me vdekshmëri nga kovidi, dhe shteti i fundit që nuk e ka siguruar vaksinën. Valën e pandemisë e ka shkaktuar mungesa e vaksinës dhe sistemi juaj shëndetësor. Vendet e tjera të Rajonit tani kanë mbaruar edhe me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa ju as që keni filluar. Ju bashke me ministrin duhet të jepni dorëheqje si e thamë, e jo t’i gjykoni qytetarët pse po vdesin nga virusi!”, ka shkruar, Taravari.

Taravari i bëri këto akuza një ditë pas komentit të zëvendëskryeministri të shëndetësisë, Ilir Hasani i cili kërkoi nga shtetasit tanë, të respektojnë protokollet e distancës, dezinfektimit dhe maskave, dhe se vdekjet e të afërmve janë bërë si serial me pafund epizoda, dhe se shtetit nuk i duhet edhe një valë tjetër e pandemisë.

“Duke përcjell aktivisht vaksinimin masiv në fqiun e veriut, apeloj te qytetarët tanë që të bëjnë kujdes dhe ti respektojnë protokollet e distancës, dezinfektimit dhe maskave, meqë kapacitetet spitalore dhe njerëzore sa vijnë e harxhohen.

Përderisa vdekjet e të afërmve na u kanë bërë si serial me pafund epizoda, nuk na duhet edhe një valë tjetër e pandemisë”, ka shkruar Hasani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close