MaqedoniTopLajm

Arben Taravari drejtuar Ilir Hasanit : populli ju paguan për t’ju ruajtur shëndetin

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar nga zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani që të jep dorëheqje dhe të mos luaj rolin e analistit. Këto komente vijnë pasi që Hasani kishte reaguar për qytetarët që kanë shkuar për tu vaksinuar në Serbi, duke kërkuar nga ata që të respektojnë protokollet shëndetësore.
“z.Ilir Hasani, ju bashkë me ministrin Filipçe duhej të jepni dorëheqje, dhe mos bëni analistin se nuk ju paguan populli për analist! Ju paguan për të ruajtur shëndetin publik, e ju po i vdisni çdo ditë, prandaj dorëhiqu që mos të vijë puna deri tek dorëzohu!
Qeveria juaj, ta kuptojë se s’po bën asgjë për shëndetin e qytetarëve. Qytetarët e këtij vendi po ikin në Serbi sepse Qeveria juaj nuk po siguron vaksinën, dhe shteti ynë vazhdon të ngelet i pari në rajon me vdekshmëri nga kovidi, dhe shteti i fundit që nuk e ka siguruar vaksinën. Valën e pandemisë e ka shkaktuar mungesa e vaksinës dhe sistemi juaj shëndetësor. Vendet e tjera të Rajonit tani kanë mbaruar edhe me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa ju as që keni filluar. Ju bashke me ministrin duhet të jepni dorëheqje si e thamë, e jo t’i gjykoni qytetarët pse po vdesin nga virusi!”, ka shkruar Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close