LajmeSport

Koeman: PSG kërkon Messin? Edhe mua më pëlqejnë Neymar dhe Mbappe

Ronald Koeman foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Cornellàs, ku shfrytëzoi rastin për të thënë se klubi nuk është dakord me pezullimin e Messit.

“Klubi me ka thënë se janë dy ndeshje pezullim dhe nuk është dakord me këtë sanksion, por të shohim. Ka gjëra për të cilat duhet të mbrohesh që të ulet dënimi. Mungesa e Messit. Jemi stërvitur së bashku dhe Leon e kam parë entuziast, asgjë tjetër të veçantë. Të gjithë jemi të trishtuar për rezultatin në Superkupën e Spanjës. Jemi në rrugën e përmirësimit të gjërave, sidomos në fazën mbrojtëse. Leo është shumë i përfshirë në këtë temë.”

Interesimi i PSG-së për Messin: “Nëse do të më pyesni nëse kam interes për Neymarin dhe Mbappenë do të përgjigjesha po. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk mund të jap mendim.”

Ndeshja me Cornellàn: “Ka ekipe që luajnë në fushë me bar artificial, ndërsa ne nuk jemi mësuar. Për ta është ndeshja e vitit, për ne e radhës. Duhet të avancojmë sepse jemi Barcelona. Varet shumë nga mentaliteti.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close