MaqedoniTopLajm

Bie numri i të infektuarve të ri, Ja sa pacientë humbën jetën nga Covid-19?

Në 24 orët e fundit, nga ana e autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 793 teste, nga të cilat janë regjistruar 72 raste me Covid-19. Rastet e regjistruara janë në këto qytete: Shkup 45, Kumanova 4, Tetova 4, Gostivar 4, Shtip 4, Kavadarci 3, Struga 4, Kërçovë 1, Sveti Nikole 1, Negotino 1, Diber 1.
Nga ana tjetër 13 persona humbën jetën dhe atë, katër pacientë nga Shkupi (74, 69, 93 dhe 87), tre nga Prilep (69, 76 dhe 57), një pacient nga Velesi (51), një nga Negotina (80), një nga Dibra (71) ), një nga Radovish (66), një nga Makedonski Brod (66) dhe një pacient nga Kratova (76). Njëri prej tyre vdiq jashtë spitalit, të tjerët vd*iqën në spital.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 1023 pacientë të rikuperuar. Deri më tani, një total prej 435,361 testeve të Covid-19 janë kryer në vend.Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 89463, numri i pacientëve të kuruar është 74800, numri i vd*ekjeve është 2739 dhe numri i rasteve aktive është 11924.

Related Articles

Back to top button
Close
Close