RajonTopLajm

Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe të tjerët aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Sali Mustafa. Të gjitha aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve falënderon për bashkëpunim administratën e Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KQZ falënderon edhe ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë që ka ndihmuar në komunikim me Dhomat e Specializuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close