LajmeMaqedoni

Kërçovë, dikush i merr dy fletë, dikush vetëm një

Anëtarët e Këshillit vendor në Kërçovë janë shprehur se procesi i votimit deri më tani po rrjedh në mënyrë të rregullt, ndërsa sa i përket votimit ka laramani dikush merr të dy fletët ndërsa disa vetëm njërën.

“Procesi zgjedhor ska pasur probleme ka qenë në mënyrë të rregullt. Për dallim me rrethin e parë daëja duke më masovike. Shumica i kanë marrë të dy fletët ka të tillë që kanë marrë vetëm për parlamentare”, tha Havzi Iseni anëtar i Këshillit vendor 07/35 nga Kërçova.

“Në listë janë 705 votues. Procesi ka ecur pa problem diku për presidenciale janë 10% dhe parlamentare 15%. Duke u bazuar herave të kaluare do të ketë dalje më të madhe”, tha Burim Mehmedi, anëtar.

“Deri tani procesi ka ecur shumë mirë pa problem është hapur në kohë dhe shpresoj të jetë ashtu . Ka laramani dikush i merr të dy fletët dikush vetëm njërën, në krahasim me herën e kaluar ka fluks më të madh”, tha Farije Emrullari 07/36.

Related Articles

Back to top button
Close
Close