LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Besa do të riorganizohet, ende diskutojmë për pozicionet e drejtorëve dhe për komisionet kuvendore

Kryetari i Besë-s Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi riorganizimin e organeve të partisë në të gjitha nivelet dhe kongresin e partisë vitin e ardhshëm. Kasami nuk deshi të thoshte se për cilat pozicione të drejtorëve, Besa po negocion dhe cili kryetar i komisionit parlamentar do të jetë deputet nga kjo parti e shumicës. Kjo, sipas tij, do të dihet javën e ardhshme, shkruan Mia.mk.

Kryesia qendrore e partisë në seancën e sotme, siç tha ai, vendosi që partia të riorganizohet dhe se për këtë qëllim do të formohen grupe ekspertësh, të cilët do të punojnë në ndryshimet statutare dhe modernizimin e partisë.

“Pasi të formalizohen të gjitha emërimet e nivelit të dytë dhe të tretë në pushtetin ekzekutiv, nën udhëheqjen time si lider i partisë, do të zhvillojmë një konferencë njëditore për transparencën dhe dekriminalizimin dhe do të angazhohemi për një qasje transparente, gjithëpërfshirëse dhe luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit. Do të vërtetojmë se zyrtarët e lëvizjes Besa do të jenë një shembull i qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, tha Kasami.

Në konferencën për shtyp, ai nuk donte të tregonte se për cilat pozicione të drejtorëve po negocion Besa, duke theksuar se ndoshta do të dihet javën e ardhshme. Lidhur me komisionet parlamentare, tha se partitë, përfshirë opozitën, duke përfshirë edhe opozitën ende dakordohen lidhur me atë se ku do të kenë kryetar të komisionit.

“Nuk do të doja të thoja që ky është një problem, por është e sigurt që secila nga palët dëshiron të kontribuojë në komisionet, në të cilat do të kontribuojë më së shumti për qytetarët”, tha Kasami, duke shtuar se grupet parlamentare ende po diskutojnë se kush do t’i drejtojë komisionet. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close