LSDM dhe BDI, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë ndarë postet e zëvendësministrave.
Javën tjetër pritet zyrtarizimi i emrave, pa bisedimeve mes partnerëvectë koalicionit.
Por agjencia e lajmeve INA ka mësuar emrat kandidatëve të mundnga radhët e BDI-së që pritet të mbajnë këto poste:
Zëvendës ministër në MPB – Qamil Kovaçi nga Saraji;
Zëvendës ministër në Mbrojtje – Shiret Elezi nga Gostivari që deri tani ka ishte zv/ministre e financave;
Zëvendës ministër në Transport dhe Lidhje -Rexhail Ismaili nga Kumanova/Likova;
Zëvendës ministër në Shëndetësi – Arjeta Veliu nga Struga;
Zëvendës ministër në Drejtësi – Driton Kuçi nga Shkupi;
Kryeministri Zoran Zaev tha sot se javën tjetër do të nis procesi për postet në eshalonin e dytë dhe të tretë.
Dy postet zëvendës-ministrore për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.