MaqedoniTopLajm

Jankullovska: Kur kam nënshkruar nuk e kam ditur se do të shkatërrohet pajisja për përgjim masivë

Ish ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska ka deklaruar se nuk e ka ditur se çfarë ka nënshkruar kur në DSK është formuar komisioni për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Jankullovska këtë e ka deklaruar sot para gjykatës gjatë dëshmisë për rastin Target-Fortesa. Jankullovska është e akuzuar në këtë lëndë pikërisht në pjesën e shkatërrimit të pajisjeve, gjegjësisht në pjesën e rastit “Fortesa”, lëndë që më pas ishte bashkuar me lëndën “Target” për përgjimin. Jankullovska ua hodhi fajin anëtarëve të Komisionit.

Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov i cili është i akuzuar, ka pohuar se nuk ka asnjë provë se mijëra përgjime të incizuara janë nga Drejtoria dhe se atje është bërë përgjimi.

Përpos tyre të akuzuar janë edhe ish Eprori i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close