LajmeMaqedoni

Ja sa njerëz kanë votuar në dy orët e para në Kumanovë?

Dalja deri në orën 9 të mëngjesit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kumanovë është 3,91%, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kjo përqindje bazohet në gjithsej 98.79 për qind të vendvotimeve të përpunuara.

Është një pjesëmarrje pak më e lartë se në raundin e parë, kur 3.02 për qind ushtronin të drejtën e votës në të njëjtën kohë.

Të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kumanovë kanë 93.508 votues.

Në zgjedhjet parlamentare në dy orët e para të ditës së sotme e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës gjithsej 3624 zgjedhës, pra 4.25 për qind e personave me të drejtë vote.

Të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Kumanovë kanë 93.635 votues.

Related Articles

Back to top button
Close
Close