BotaKurioziteteLajme

Italia e ndryshimeve klimatike, bum frutash tropikale

Në skajin jugor të Kalabrisë, përballë brigjeve siciliane, dy vëllezër kanë vendosur të braktisin kulturat e vjetra të agrumeve për t’iu përkushtuar atyre të frutave tropikale, të cilat janë më rezistente ndaj klimës së re.

 “Stinët po zgjasin. Shohim një verë që nuk zgjat më tre muaj siç duhet, por fillon në maj dhe arrin 25 gradë, deri në shtator dhe gjithashtu tetor me temperatura shumë të larta. Pra kuptojmë që nuk ka më tre muaj, por pesë muaj. Kjo është klima e përsosur për këto bimë”, është shprehur sipërmarrësi Francesco Bilardi.

Klima e ngrohtë dhe pak me shi në këto zona do të ishte perfekte për kulturat tradicionale të kësaj zone, si portokallët dhe mandarinat. Megjithatë, tani  këtu po rriten fruta tropikale. Rritja me gati 2 gradë e temperaturës është shkaku i rritjes së sipërfaqeve të dedikuara për kultivimin e frutave tropikale dhe subtropikale në rajonet e Italisë Jugore.

 “Të hënën pasdite nisen dërgesat në të gjithë Italinë, nga jugu në qendër dhe në veri dhe në vetëm dy ditë ato janë në tryezën e konsumatorit”, është shprehur Paolo Bilardi.

Kulturat tradicionale njëqindvjeçare po ia lënë vendin kulturave të reja. Përshtatja me klimën e re do të thotë mbijetesë dhe risi për këtë brez të ri sipërmarrësish.

Related Articles

Back to top button
Close
Close