
Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani ka vazhduar me projekte të reja në teritorin e komunës që po admiistron. Këtë herë Shabani ka njoftuar për fillimin e punimeve për restaurimin e rrugës në fshatin Negotinë, shkruan Top24
“Sot fillojnë punimet për rindërtimin e rrugës në fshatin Negotinë. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve. Ftoj qytetarët të tregojnë durim gjatë zhvillimit të punimeve! Faleminderit!” shkruan Isen Shabani.



