LajmeRajon

Ftesa për votimin e presidentit? Gjini: Nuk kam kohë për lojëra të fëmijëve

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është deklaruar rreth propozimit të Bekim Sejdiut si kandidat për president, pas marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së.

Ai tha se Aleanca nuk ka asnjë obligim ndaj çfarëdo marrëveshje që bënë dy subjekte tjera politike, transmeton Klankosova.tv.

“Qëndrimi i Aleancës është i qartë që prej 7 qershorit, ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera. Nuk shohim kurrfarë vullneti të kësaj qeverie me u marrë me çfarëdo teme që ka të bëjë me qytetarët, me të ardhmen e vendit”, u shpreh Gjini.

I pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së Kurtit dhe Abdixhikut për votimin e presidentit, Gjini tha se nuk ka kohë për “lojëra”.

“Unë nuk kam kohë për këso lojëra të fëmijëve, që është prapë me qëllim të mashtrimit të opinionit publik, dhe dërgimin e Kosovës në zgjedhje, e me synu me ia lanë fajin partive tjera”, u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close