LajmeRajon

Hoxhaj: E padrejtë që ditën kur në Serbi po hapen varreza masive të shqiptarëve, në Hagë po gjykohen luftëtarët e lirisë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reguar sot pas konferencës së radhës të prokurorisë ndaj ish presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi dhe deputetit Selimi. Hoxhaj ka thënë se në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!

Sipas tij, në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës, të rinegociohet liria e jonë dhe të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së, por kjo nuk do të mund të bëhet sepse mban vulën e NATO-s, Tony Blairit, Bill Clintonit dhe botës perëndimore e demokratike.

Procesi gjyqësor kundër presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi, deputetit Selimi, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre, është një tentim për rishkruarjen e historisë përmes një procesi të paprecedent në historinë e drejtësisë ndërkombëtare.

Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës, të rinegociohet liria e jonë dhe të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së.

Në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!

Në ditën kur katër metra nën tokë po shfaqen përmasat e gjenocidit serb, në Hagë po gjyhohen luftëtarët e lirisë! Lufta e popullit të Kosovës për liri nuk mund të ndryshohet. Nuk mund të gjykohet. Nuk mund të dënohet! Lufta e popullit të Kosovës nuk mund të ndërrohet, sepse mban vulën e NATO-s, Tony Blairit, Bill Clintonit dhe botës perëndimore e demokratike. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre janë përfaqësues të kësaj lufte, të kësaj lirie dhe kësaj pavarësie, që janë të shenjta dhe nuk mund të ndërrohen nga askush.

Related Articles

Back to top button
Close
Close