
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që sot akuzohen për “ndërmarrje kriminale të përbashkët”, në kohën e luftës ishin bujq e vullnetarë që u organizuan kundër kasaphanës së ish-Jugosllavisë mbi shqiptarët.

“Objektivi i tyre nuk ishin krimet kundër civilëve, është e kundërta e vërtetë. Ata arritën fitore modeste dhe vetë ekzistenca e UÇK varej nga mbështetja që i dha populli. Këta nuk kishin shpresë nëse nuk do mbështeteshin nga populli. Këta drejtues që janë sot të akuzuar ishin si të gjithë individët e tjerë të Kosovës, të cilët vendosën që një ditë të bashkoheshin. Ishin bujq, vullnetarë. Kishin një qëllim të përbashkët: Të mbronin veten dhe komunitetin e tyre.
Qëllimi i përbashkët është trajtuar në mënyrë të gjerë në këtë kontekst me herët ndaj dy ish-krerëve të UÇK në tribunalin e Hagës. Haga ka pranuar më parë që në kontekstin e UÇK një akumulim i krimeve individuale gjatë periudhës së aktakuzës nuk mund të quhet ndërmarrje kriminale e përbashkët. Nuk mund të bëhet konkluzioni për ekzistencën e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në bazë të inferencës”, tha avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Top Channel



