MaqedoniTopLajm

Grubi: Do të zgjerojmë bashkëpunimin me Kinën

Bashkëpunimi dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës është korrekt.

Të dy vendet bashkë po realizojmë projekte të cilat sjellin përfitim ekonomik për qytetarët dhe vendin tonë, njoftoi zv/kryeministri Artan Grubi pas takimit me ambasadorin kinez në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë pritjes në kabinetin tim, ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës, z.Xhang Xuo i shpreha falënderim për realizimin e projekteve të deritanishme në fushën e infrastrukturës rrugore dhe që të dy bashkë konstatuam se ekziston një potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha tjera siç është energjetika, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi”, thekson Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close