Rajon

Grenell vazhdon replikën me Osmanin: Nuk keni dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen, vetëm kritika

Përfaqësuesi Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar kryeparlamentares Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit tha se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por as politikanët që e kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit.

Sipas Grenell, përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh, teksa Osmanit i thotë se për marrëveshjen nuk ka dhënë asnjë sugjerim, por vetëm kritika.

“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e meritave është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Related Articles

Back to top button
Close
Close