BotaLajmeTopLajm

Tentoi të thyente bllokadën ndaj Iranit, SHBA qëllon mbi një cisternë nafte në Ngushticën e Hormuzit

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë hapur zjarr dhe kanë neutralizuar një cisternë nafte. Sipas raportimeve të mediave amerikane, tentoi të shmangte bllokadën e vendosur nga SHBA ndaj porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas informacioneve të publikuara, ekuipazhi i anijes kishte tentuar të kalonte bllokadën të paktën katër herë më parë. Pas këtyre përpjekjeve të përsëritura, forcat amerikane ndërhynë duke qëlluar mbi cisternën.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se anija nuk po lundron më drejt Iranit, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje nëse ka viktima apo përmasat e dëmeve të shkaktuara. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende informacione të mëtejshme mbi identitetin e cisternës apo flamurin nën të cilin lundronte.

Related Articles

Back to top button
Close
Close