Sport

Tetovari Lirim Qamili firmos me AC Horsens në Superligën daneze

Një tjetër futbollist i talentuar shqiptar pritet të shkëlqejë në sezonin e ri të elitës së futbollit në Danimarkë. Lirim Qamili i lindur në Kopenhagen të Danimarkës nga prind shqiptarë nga Nerashti i Tetovës të enjten ka zyrtarizuar transferimin te AC Horsens që militon në Superligën daneze. 22 vjeçari ka firmosur kontratë për katër vite dhe duke u bazuar në prononcimet e para të trajnerit dhe përfaqësuesve të klubit pritet të rritet në lojtarë të rëndësishëm për AC Horsens.

“Është klub që militon shumë mirë në Superligë dhe janë duke punuar me një projekt shumë sfidues. Kjo ka bërë që pa hezituar të pranoj mundësinë për të ndryshuar ambient. Kam impresione pozitive për klubin që ka stadium të madh dhe kushte shumë të mira, ndërsa secili më ka pritur shumë mirë”, është shprehur Lirim Qamili, duke vijuar. “Ambiciet e mia janë të mëdha, ndërsa edhe klubi më ka bindur se beson te unë duke më ofruar kontratë katër-vjeçare. Shikoj përpra për të bërë hapin e rradhës bashkë me AC Horsens”,përfundoi Qamili që nga klubi i ri prezantohet si shqiptarë i lindur në Danimarkë.

Bëhet fjalë për sulmues krahu që operon në të majtë, por gjendet mirë edhe si anësorë i djathtë apo edhe sulmues qendre. Qamili me futboll ka nisur në moshë shumë të re te Glostrup, u avansua në kategoritë e reja të BK Frem, për të kaluar më pas te Hvidovre, prej ku bën hapin e madh në karrierë me firmosjen për AC Horsens.

Related Articles

Back to top button
Close
Close