LajmeMaqedoni

VLEN: Korridori 8 nuk është më vetëm rrugë, po ndërtohet edhe korridori energjetik me Shqipërinë

Interkoneksioni 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë po merr formë konkrete. Projekti strategjik, i cili për vite me radhë mbeti vetëm në letër, sot po realizohet falë punës dhe përkushtimit të institucioneve të udhëhequra nga kuadrot e VLEN-it.
Gjatë inspektimit të punimeve nga drejtori i ShA MEPSO, Burim Latifi, u konfirmua se ndërtimi i nënstacionit 400 kV në Ohër ka hyrë në fazën përfundimtare. Pas instalimit të pajisjeve primare dhe sekondare kanë nisur testimet operative dhe funksionale, ndërsa njëkohësisht po avancojnë edhe punimet në linjën e transmetimit 400 kV Manastir-Elbasan, ku tashmë ka filluar montimi i shtyllave të para.
Ky projekt është pjesë e vizionit strategjik për zhvillimin e Korridorit 8, jo vetëm si korridor rrugor dhe hekurudhor, por edhe si korridor energjetik që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe më tej me tregun evropian të energjisë. Me përfundimin e tij do të krijohet një lidhje e re strategjike energjetike ndërmjet dy vendeve, do të rritet siguria e sistemit të transmetimit, do të zgjerohen kapacitetet ndërkufitare dhe do të përshpejtohet integrimi i tregut rajonal të energjisë.
Për VLEN-in, Korridori 8 nuk është vetëm një projekt infrastrukture, por një vizion zhvillimor që afron vendin me rajonin dhe Bashkimin Evropian përmes lidhjeve moderne rrugore, hekurudhore dhe energjetike. Çdo hap përpara në realizimin e këtij korridori është një investim në zhvillimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe perspektivën evropiane të vendit.
VLEN vazhdon me përkushtim që përmes institucioneve të realizojë projekte strategjike që për dekada kanë mbetur peng i neglizhencës dhe zvarritjeve. Sot, me punë konkrete dhe rezultate të matshme, po ndërtojmë një Maqedoni të Veriut më të ndërlidhur, më të zhvilluar dhe më konkurruese, duke e bërë realitet Korridorin 8 në të gjitha dimensionet e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close