Bota

Gjermania shënon zero viktima të Coronavirusit për 24 orë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 814 raste të reja të Coronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 250,799, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re mbeti 9,325.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close