LajmeMaqedoniTopLajm

Fronti Europian me seancë simuluese të Kuvendit/ U miratuan ndryshimet kushtetuese

Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, sot të organizuar nga Fronti Europian, si dhe inaugurimit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale Dr. Bujar Osmani, nga ana e Kuvendit të sapozgjedhur, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë disa deklarata të rëndësishme në këtë kontekst:

Emërimi i deputetëve: Në pajtim me rregulloren e Kuvendit, u emëruan deputetët e zgjedhur.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit: Me 120 vota pro, u miratua që kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do ta kryejë me përgjegjësi zoti Ziadin Sela.
Ndryshimet në Kushtetutë: Propozohet që pas popullit boshnjak, të shtohen fjalët për popullin bullgar, kroat, malazes, hebrenj, slloven dhe egjiptian në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Zonja dhe Zotërinj, kam nderin të hap seancën e par kostituive të Maqedonisë së Veriut.
Në pajtim me rregulloren e Kuvendit i emëroj deputetët e zgjedhur Fatima Osmanoska dhe Bejxhan Iljaz të cilët sipas nevojës do të mund të më zëvendësojnë me kryesim të seancës. Në pajtim me rregulloren e Kuvendit, ndërsa në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë shfaqur në ekran emrat e 120 deputetëve të zgjedhur.
Për seancën solemne e propozoj këtë renditje, verifikimi i mandatëve të deputetëve të Maqedonisë së Veriut, dy zgjedhje e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pika tre propozim ndryshimet e Kushtetutës, deklarata solemne e Maqedonisë së Veriut.
Propozimin në rendin e ditës e vendos në votim, kush është për propozimin. Me 120 vota pro rendi i ditës u miratua.
Pika e parë për verifikimin e 120 deputetëve të Maqedonisë së Veriut u miratua.
Pika e dytë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me 120 vota pro, u miratua që kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do ta kryej me përgjegjësi zoti Ziadin Sela. E lus kryetarin e Kuvendit që të nënshkruaj deklaratën solemne. E lus kryterain e Kuvendit që të ulet këtu dhe të vazhdojë me rendin e ditës”, tha Ahmeti.

Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues, lideri i Aleancës për shqiptarët Zeadin Sela, si kryteraë i Kuvendit vazhdoi me rendin e ditës.

“Pika e tretë është ndryshimet e Kushtetutës, që pas popullit boshnjak të shtohen fjalët, populli bullgar, popullit kroat, popullit malazes, hebrenj, slloven dhe egjiptian.
Në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe në kapitullin që ka të bëjë me zgjedhjene presidentit të Maqedonisë së Veriut në Kuvend, me dy të tretën e votave, dhe me badinter në vitin 2029 hap propozimin”, tha Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close