LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Bashkë për një shtet me mundësi të barabarta dhe ardhmëri më të mirë për të gjithë

Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, të organizuar nga Fronti Europian, gjatë fjalimit të tij lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e paqësimit me vendet e rajonit dhe ka bërë thirrje për ndryshime substanciale në kushtetutë. Sipas Ahmetit, BDI-ja ka kryer një analizë të thellë në bashkëpunim me organet e saj drejtuese dhe përfaqësues të Frontit Europian, duke arritur në përfundimin se ndryshimet kushtetuese janë kyçe për të siguruar harmoninë dhe lojalitetin e qytetarëve ndaj shtetit.

Ahmeti ka vënë në dukje se një shtet që respekton dhe sanksionon komunitetet e vogla me kategori kushtetuese, rrit besueshmërinë dhe lojalitetin e qytetarëve. Ahmeti ka përfunduar duke theksuar se BDI-ja dhe ai personalisht japin mbështetje të plotë ndryshimeve në kushtetutë për të ecur përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“BDI-ja ka bërë analizë substanciale si me organet e veta drejtuese, ashtu edhe me përfaqësues të Frontit. Vendi ynë duhet që qëllim ta ketë paqësimin me të gjitha vendet e rajonit, dhe për t’i prirë këtij paqësimi do të ndikonte mjaft ndryshimi i kushtetutës, dhe sanksionimi i komuniteteteve të vogla që jetojnë në këtë vend kategori kushtetuese. Sa më lojal shteti aq më lojal janë qytetearët, sa më përfillës shteti, aq më shumë kanë besueshmëri qytetarët. Shtet i cili jo në mënyrë arbitrare të vendosi mbi komunitetet e vogla që nuk kanë mundësi për të qenë të barabartë. Ne si postulat e kemi patur parsyshë, prandaj njëzëshëm, mbështesim ndryshimin e Kushtetutës, mbështesim që pas pesë viteve presidenti aktual të ngre iniciativën që kryetari i shtetit të zgjidhet në Kuvend, sepse është reflektim i drejtpërdrejtë i përfaqësimit të qytetarëve në organin më të lartë ligjvënës. Ne jemi republikë parlamentare dhe duhet të ushtrohet demokracia parlamentare, që kryetari i ardhshëm të zgjidhet me shumicë të kuvendarëve, dhe me parimin e Badinterit, prandaj zoti kryetarë ne u japim mbështetje të plotë ndryshimeve në këtë vend për të ecur përpara”, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close