
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se do të hapë kufirin me Sirinë që është mbyllur prej vitit 2013, për të lejuar kthimin e sirianëve në shtëpi pas ndryshimit te regjimit.
“Do të hapim portat kufitare të pikës Jayladağı për të parandaluar ngjeshjen dhe lehtësimin e trafikut”, shtonte presidenti turk.
Turqia e cila ka një kufi të gjatë me Sirinë, ka pritur rreth tre milionë refugjatë që prej luftës brutale në vend, një pjesë e të cilëve besohet se dëshirojnë të kthehen pas largimit të Assad nga pushteti, shkruan rrejti AFP.
Megjithse nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në operacionin rebel që solli rrëzimin e Assad, Turqia ka shprehur mbështetje për të, duke thënë se do të lejojë refugjatët të kthehen në shtëpi.
“Era e ndryshimit në Siri do të jetë me avantazh për Sirianët, veçanërisht për refugjatët. Me riafrimin gradual të stabilitetit, kthimet vullnetare në Siri do të shtohen dhe pritja 13 vjeçare e refugjatëve për atdheun e tyre do të marrë fund”, shtoi Erdogan, sipas rrjetit AFP.


