BotaLajmeTopLajm

Erdogan: Pa avionët amerikanë F-16, Suedia nuk hyn në NATO

Pak para vizitës së Recep Tayyip Erdogan në Athinë, ai tha se pret nga SHBA që të aprovojë blerjen e avionëve luftarakë F-16 për t’i dhënë OK pranimit të Suedisë në NATO.

“Si president kam bërë pjesën time, por edhe pres diçka. SHBA duhet të miratojë shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 përmes Kongresit të saj në mënyrë që ne të mund t’i ndërmarrim këto hapa në të njëjtën kohë,” tha Erdogan.

Erdogan foli edhe për luftën në Gaza, ku tha se Turqia ka kundërshtuar planet për të krijuar një zonë të sigurt në Gaza kur luftimet në enklavë të përfundojnë,, duke shtuar se një plan i tillë nuk tregon respekt për palestinezët.

Erdogan tha se gjithashtu se e ardhmja e Gazës pas luftës do të vendoset nga populli palestinez dhe se Izraeli duhet t’i kthejë tokat që ka marrë në kontroll.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close