
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat në lidhje me numrin e personave të vaksinuar gjatë ditës së djeshme si dhe personat që kanë marrë dozën e parë dhe të dy të dytë të vaksinës.
“Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Janë aplikuar gjithsej 130.878 doza të vaksinave, ndërsa 22.900 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 11.857 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.845 qytetarë.
Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 279.909 qytetarë.
Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të caktuar termin për vaksinim.”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /SHENJA/



