MaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët: Qeveria LSDM-BDI nuk ka ndërmarrë asnjë hap për hetim ndërkombëtar për “Lagjen e Trimave”

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se data 9 maj çdo herë të sjell në mendje 9 Majin e vitit 2015, procesin e montuar politik, gjyqësor e policor dhe përlegjjen e përgjakur në Lagjen e Trimave.

Enigma e këtij rasti, e cila ndodhi në kulmin e zbulimit të përgjimeve të funksionerëve politik të përfshirë në krim dhe korrupsion, flet shumë se ai proces ishte i montuar dhe i orkestruar pavarësisht se nuk përfundoi ashtu siç e kishin paramenduar porositësit.

“Edhe pas shqiptimeve të qindra viteve burg, të anëtarëve të grupit të Kumanovës, sot e kësaj dite kjo Qeveri LSDM -BDI nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të inicuar një hetim të pavarur gjyqësor ndërkombëtar, që ishte edhe vetë premtim parazgjedhor i kryministrit Zoran Zaev.

Ndërsa, BDI si pjesë e qeverisjes së atëhershme me VMRO-DPMNE dhe sot pjesë e koalicionit me LSDM ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që ka lejuar të ndodhë një proces i tillë i montuar ku humbën jetë njerëz të pafajshëm nga të dy anët dhe u burgosën shumë shqiptarë me burg të përjetshëm”, theksohet në reagimin e partisë opozitare.

Më thej theksohet se sot e kësaj dite nuk është kuptuar se pse ndodhi rasti i Kumanovës dhe kush ishte porositësi i kësaj ngjarje që mbaroi me viktima dhe si rast i tronditi edhe marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close