MaqedoniTopLajm

Detaje për 6000 denarët , kur do të shpërndahen te qytetarët?

Qeveria ende nuk ka filluar pagesën e ndihmës shtetërore prej gjashtë mijë denarëve për kategoritë e rrezikuara, të cilat do të mund ti shfrytëzojnë për tu furnizuar me produkte maqedonase. Ligji është shpallur në Gazetën Zyrtare, që do të thotë se ka hyrë në fuqi. Por, qeveria shprehet që paratë e qytetarëve do të shkojnë nëpër llogaritë e tyre të transaksioneve kah mesi i këtij muaji, që shkurton afatin për shpenzimin e mjeteve. Qytetarëve do t’u mbetet më pak se dhjetë ditë për ta shfrytëzuar këtë masë antikrizë, sepse paratë duhet të shpenzohen jo më vonë se 25 dhjetor.

Qeveria nuk tregon pse procesi është zvarritur. Ministri i financave nuk kishte detaje pse pagesa është me vonesë dhe nëse qytetarët do të kenë kohë të mjaftueshme për t’i përdorur këto të holla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close