BotaTopLajm

Erdogani nuk shqetësohet për sanksionet e BE-së

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk shqetësohet fare nga sanksionet e Bashkimit Evropian vënë Turqisë, duke shtuar se blloku evropian asnjëherë nuk ka vepruar me sinqeritet dhe nuk i ka mbajtur premtimet e veta.

Të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së kanë thënë se Turqia ka dështuar që të ndihmojë për t’i dhënë fund përplasjes me Greqinë dhe Qipron lidhur me eksplorimin e burimeve të mundshme të gazit në ujërat e Mesdheut.

Ankaraja i ka kërkuar Brukselit që të veprojë me maturi për ta zgjidhur kontestin me dy shtetet fqinje, anëtare të Bashkimit Evropian.

Tensionet u përshkallëzuan në gusht kur Turqia dërgoi anije kërkimi përtej kufijve të vet ujorë në lindje të Mesdheut. Për këto ujëra ka pretendime edhe Greqia.

Erdogani ka thënë se “liderët e sinqertë” brenda BE-së janë kundër sanksionimit të Turqisë.

Ai ka akuzuar BE-në se po tregohet e pasinqertë me qëndrimin e saj për negociatat e anëtarësimit që po zgjasin për më shumë se pesëdhjetë vjet. Këshilli Evropian akuzon Turqinë se po luan lojën e maces me miun.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close