LajmeMaqedoni

Deklaratë e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

Kryetari i LSDM-së dhe ish-kryeministër, Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se pret zgjedhje demokratike në të cilat qytetarët lirshëm do ta japin votën e vet dhe me atë do të vendosin cila do të jetë e ardhmja e shtetit.

“Sot pres zgjehdje të lira dhe demorkatike, si në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. pres qytetarët të dalin masivisht dhe lirshëm ta japin votën e vet. Sot ata vendosin për shtetin, vota e tyre do ta caktojë të ardhmen e dekadës së ardhshme. Në mbi 40 ditët e kaluara i pezantuam Programin tonë për të ardhme evropiane dhe të gjitha përparësitë e vendit si anëtare e BE-së deri në vitin 2030. megjithatë, qytetarët e kanë vendimin final për atë se në cilin drejtim do të lëvizë shteti, nëse deri në vitin 2030 do të bëhet anëtare e BE-së me presidentin Pendarovski dhe koalicionin Për të ardhme evropiane dhe LSDM-në apo sërish do të kthehemi prapa në një kohë të kaluar të cilën e pamë tërë dekadën. Pres qytetarët lirshëm ta japin votën e tyre, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe cilit do vend që i hapi negociatat me BE-në. Pres qytetarët të sjellin vendim me të cilin do të sigurojmë të ardhme të sigurt, prosperuese dhe standard jetësor që i ngjan qytetarëve të vendit dhe shtetit”, deklaroi Kovaçevski pasi që votoi në vendvotimin e tij.

Ai edhe njëherë potencoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç hyrjes në BE, ndërsa në pyetjen e gazetarëve nëse do të votonte për ndryshimet kushtetuese nga opozita, u përgjigj pozitivisht.

“Atë pyetje mund t’ia bëni çdokujt, por kur ma parashtroni mua, atëherë mendoj se përgjigjen tashmë e dini. Ato ndryshime kushtetuese unë i kam parashtruar, ato ndryshime kushtetuese e mbajnë nënshkrimin tim  dhe dhe unë bëj thirrje të inkurajohen të gjithë politikanët në Kuvend t’i votojnë sepse ai është vendimi i cili duhet të sillet për t’i hapur të gjithë kapitujt për inkuadrim në BE, kështu që atë që unë e kam parashtruar në Kuvend, gjithsesi do ta votoj, ndërkaq edhe nëse të tjerët do ta bëjnë atë, do të duhet t’i pyetni”, theksoi Kovaçevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close