LajmeMaqedoniTopLajm

Ç’tregoi anketa e IRI-t: Vit i suksesshëm për ministrat e BDI-së, Artan Grubi më i përkrahuri nga qytetarët (Infografikë)

Rezultatet nga sondazhi i fundit i Institutit Republikan Amerikan (IRI) thonë se ministrat nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë performancë të jashtëzakonshme në punën që po bëjnë në këtë përbërje qeveritare.

Sipas rezultateve të sondazhit të IRI-t, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive – Artan Grubi, është vlerësuar si më i suksesshmi në kabinetin qeveritar me 19 për qind përkrahje, pas tij vjen Fatmir Bytyqi me 11 për qind, Bujar Osmanin me 5 për qind, ndërsa ministri i Finansave, Fatmir Besimi dhe ai i Ekonomisë Kreshnik Bektashi me 4 për qind etj.

Analisti politik Urim Saliu thotë se bazuar jo vetëm në sondazhin e IRI-t, por edhe nga ajo që shohin çdo ditë qytetarët në terren zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi del të jetë më i suksesshmi, për shkak të performancës dhe punës që bën.

“Jo çdo ministër është i suksesshëm në një qeveri. Qeveria funksion si tërësi dhe këtu natyrisht se ka edhe suksese të ndonjërit por edhe dështime të një tjetri. E thonë këtë edhe anketat që u referohen ministrave. Nëse flasim për funksionarët e lartë shqiptarë në këtë qeveri më i suksesshëm del të jetë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi duke përfshirë edhe angazhimin e tij në projekte madhore si Rruga e Arbërit, Korridori 8, linja hekurudhore, Porti i Thatë i Strugës, sistemimi i administratorëve etj”, deklaroi Saliu.

Politikologu Blagojçe Atanasoski thotë se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, është një kombinim i stafit të lartë të Zaevit dhe atyre të sapoemëruar, ndoshta si recetë për sukses.

Ndryshe edhe Lupço Popovski, shkroi një kolumnë ku thotë se “Nuk duhet shumë gjykim politik për të kuptuar se mesazhi për ndryshimin e Artan Grubit nga grupi i ashtuquajtur “i zjarrit”, në thelb ka një qëllim tjetër real – rrëzimin në këtë kohë të liderit të padiskutueshëm të BDI-së, Ali Ahmeti.”

Momenti në të cilin u shfaq letra e “grupit të zjarrit” është tregues – opozita po përgatit një përpjekje të dytë për një referendum për fillimin e negociatave me BE-në, lufta në Ukrainë po arrinë pika dramatike pas kërcënimeve bërthamore të Putinit, shumica është në kërkim të formulës për të arritur një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, kriza energjetike po shkon drejt momentit të shpërthimit, opozita Aleanca për Shqiptarët mbeti pa liderin e saj që themeloi partinë. E gjithë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë presion për ndryshim në parti, por koha është intriguese.

“Megjithatë, në tërësinë e tij, ky kabinet qeveritar nuk mund të mburret me ndonjë rezultat real të dukshëm, objektivisht për shkak të pasojave të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, pra shuarjes së zjarreve inflacioniste me një sërë masash. Gjithashtu, ky ekip qeveritar luan në kartën e BE-së, si arritja më e madhe e jashtme politike, pra në fillim të negociatave me BE-në. Qytetarët duan të shohin reforma reale, të dukshme dhe të prekshme, jo vetëm mbjelljen e mjegullës së BE-së, e cila nuk përmirëson jetën e përditshme në çdo fushë të sferës sociale”, thotë Atanasoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close