LajmeMaqedoniTopLajm

LSH: Ministri i Shëndetësisë nuk mund të shuajë zërat kritik dhe të tregojë se kush mund të flet

Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë, me të cilën u kërkon mjekëve që nuk janë epidemiologë apo infektologë të mos flasin për rastin e Gostivarit, është e papranueshme dhe bie ndesh me frymën e debatit profesional.

Asnjë ministër nuk mund të vendosë se kush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij profesional. Çdo mjek ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin etik të reagojë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurinë e qytetarëve.

Në vend të përpjekjeve për të heshtur zërat kritikë, ministri duhet të sigurojë transparencë të plotë, të zbardhë përgjegjësitë dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close