LajmeRajon

Daçiq, Xhaçkës: Barrikadat janë rezistencë paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, i është kundërpërgjigjur homologes së tij shqiptare Olta Xhaçkës, e cila deklaroi se Beogradi nuk bën të luajë me zjarrin.

Sipas Daçiq, barrikadat janë rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb, të cilën po e bën Albin Kurti.

Ai theksoi se Xhaçka nuk i ka kujtuar Kurtit asnjë obligim që i takon.

“Ajo asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo. të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, tha Daçiq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close