LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Çairit dërgon ndihma me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

Në përgjigje të situatës së rënduar me furnizimin me ujë të pijshëm në Gostivar, Komuna e Çairit ka dërguar një sasi uji të pijshëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë, informojnë nga Komuna.

Ndihma, thonë, është një kontribut për përballimin e nevojave aktuale të banorëve.

“Komuna e Çairit mbetet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale në Gostivar dhe e gatshme që edhe në ditët në vijim të ofrojë mbështetje shtesë, në përputhje me nevojat dhe zhvillimin e situatës”, theksojnë nga atje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close