LajmeMaqedoniTopLajm

Deputetët e Çairit dhe Sarajit do ta votojnë Talat Xhaferin për kryeparlamentar,deri tash kryetari më i suksesshëm i Parlamentit.

Çairi dhe Saraji do ta votojnë Talat Xhaferin për kryeparlamentar. Këtë e konfirmojnë dy deputetët, Izet Mexhiti nga zona e Çairit dhe Arben Ziberi nga Saraji.

Që të dy për TV21, thonë se Xhaferi është kryetari më i suksesshëm i Parlamentit.

“Talat Xhaferi është njeri i duhur, është kryetari më i suksesshëm në Parlament republikan. Njeri që i ka thyer tabut, që shqiptarët jo që vetëm mund të jetë kryetar Parlamenti por mund të jetë edhe më i suksesshmi”, tha Izet Mexhiti, deputet në  Kuvendin e RMV-së.

“Talat Xhaferi është kryetari më i suksesshëm i Kuvendit. Kemi nderin që Kuvendin ta udhëheq në kuadër si Talat Xhaferi”, tha deputeti, Arben Ziberi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close