MaqedoniTopLajm

Bashkë me Fadil Zendelin,Kasami pret në takim ambasadoren e Gjermanisë në Shkup

Kasami përmes një postimi në facebook u shpreh:

”Me nënkryetarin e kuvendit, njëherit edhe deputetin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli pritëm në takim ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, znj. Anke Holstein.

Në takim diskutuam mbi aktualitetin politik në vend, përballjen e Qeverisë me krizën e shkaktuar nga koronavirusi, si dhe për anëtarsimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Biseduam edhe për reformat që duhet të bëhen në gjyqësor, reform kjo që garanton një shtet stabil për të gjithë qytetarët dhe konform standartëve evropiane.

Edhe njëherë shpreha gadishmërinë e Lëvizjes BESA për të përkrahur çdo reformë që mundëson anëtarsimin e vendit në BE. Pa dyshim, Gjermania është një ndër shtetet kryesore të BE-së, andaj komunikimi i jonë është i vazhdueshëm dhe gjithmonë do të jetë në të mirën e vendit.

Ambasadorja ç’moj lartë kontributin e BESËS në qeveri, duke na inkurajuar që të punojmë vazhdimisht për një të ardhme të përbashkët në familjen e madhe europiane.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close