LajmeMaqedoniTopLajm

Arjanit Hoxha: Nuk mund të flitet për Qeveri pa mandate, VLEN mund të ketë vendosur ta përkrahë Siljanovskën për presidente

Kryetari i Partisë Demokratike Europian, Arjanit Hoxha në ClickPlus komentoi takimin e Hristijan Mickoskit dhe Arben Taravarit ku tha se pa deputetë dhe mandate nuk mund të flitet për Qeveri por shtoi se, takimi Mickoski-Taravari mund të arsyetohet vetëm nëse VLEN kanë vendosur ta përkrahin kandidaten e VMRO-së për presidente.

“Sa do që të jetë simbolike ajo që e kemi folur si Front Europian në gjithë këtë periudhë, fatkeqësisht po dëshmohet dita ditës se vlerësimet tona për gjithë këtë proces politik edhe për lajthitje dhe amaterizëm të opozitës shqiptare, po dëshmohen në vepër përmes këtyre paraqitjeve.
Momentin kur nuk ke mandate deputetësh, kur ti je 3 ditë apo 2 ditë para zgjedhjeve dhe dihet se qeverisjen e përbëjnë deputetet, e përbëjnë mandatet, e vetmja formë që mund ta arsyetojë publikim e kësaj fotografie është në rast se përfaqësuesit e VLEN-it kanë vendosur të mbështesin kandidaten për president të VMRO-DPMNE-së që për ne nuk është diçka e re, nuk është befasi.
Por besoj që pas gjithë kësaj fushate edhe në raundin e parë të presidencialeve por edhe në këtë cikël të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, u dëshmua se me të vërtetë, ofertën politike opozita shqiptare nda qytetarit e zëvendësoi vetëm me mëshirën e Mickoskit apo VMRO-DPMNE-së për të qenë pjesë e ndonjë qeverie e cila nuk e di as Mickoski se si do ta arsyetojë më 8 maj”, tha Hoxha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close