
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 25 vjetorin e rënies heroike të Bekim Berisha – Abeja,Bedri Shala dhe bashlëluftëtaerët e tyre Elton Zherka dhe Përmet Vula. duke shënuar se sot përulemi me respekt para sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve që me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë sonë, shkruan Top24
28 vjet më parë, në altarin e lirisë ranë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala dhe bashlëluftëtaerët e tyre Elton Zherka dhe Përmet Vula.
Abeja, luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, kishte dëshmuar guximin e tij në frontet e Kroacisë dhe Bosnjës, përpara se t’i përgjigjej thirrjes së atdheut për lirinë e Kosovës. Përkrah Bedri Shalës dhe bashkëluftëtarëve të tij, ai dha gjithçka për idealin e lirisë.
Sot përulemi me respekt para sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve që me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë sonë.
Kujtimi dhe vepra e tyre qofshin të përjetshme!
Lavdi dëshmorëve të kombit! 




