KurioziteteLajme

A ndihmon THC-ja në eliminimin e maktheve të shkaktuara nga traumat?

Makthet e shkaktuara nga përjetimet traumatike mund të lehtësohen me THC-në, përbërësin kryesor psikoaktiv të kanabisit, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën NatureMedicine.

ImageStudiuesit gjermanë testuan ilaçin me recetë dronabinol, i cili përmban THC, te më shumë se 170 pacientë me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) që vuanin nga makthe të shpeshta dhe të rënda. Gjatë 10 javëve, pjesëmarrësit morën çdo mbrëmje ose dronabinol, ose një placebo me pamje të njëjtë. As pacientët dhe as mjekët nuk e dinin se kush po merrte trajtimin e vërtetë.

ImageRezultatet treguan se trajtimi ishte dukshëm më efektiv se placebo. Mbi gjysma e pacientëve iu përgjigjën pozitivisht trajtimit, ndërsa më shumë se një e treta thanë se makthet u zhdukën plotësisht. Për 21% të pjesëmarrësve të tjerë, shpeshtësia dhe intensiteti i maktheve u përgjysmuan. Rreth pesë nga gjashtë pacientë raportuan përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre shëndetësore.

ImageSipas drejtuesit të studimit, Stefan Röpke nga Charité – Universitätsmedizin Berlin, te personat me PTSD truri nuk arrin t’i përpunojë siç duhet kujtimet traumatike, të cilat rikthehen vazhdimisht gjatë gjumit. THC ndërvepron me sistemin endokanabinoid të organizmit, i cili luan rol në rregullimin e gjumit, stresit dhe kujtesës emocionale. Gjatë fazës REM të gjumit, substanca mund të ulë aktivitetin e ëndrrave dhe të zbusë reagimet e stresit gjatë natës.

ImageMegjithëse THC ndikoi ndjeshëm në makthet dhe cilësinë e gjumit, ai nuk përmirësoi të gjitha simptomat e PTSD-së apo depresionin shoqërues.

ImageTrajtimi nuk shkaktoi efekte anësore serioze. Disa pjesëmarrës raportuan marramendje, dhimbje koke ose rritje të oreksit, ndërsa pas ndërprerjes së ilaçit nuk u vunë re simptoma të varësisë. Studiuesit tani synojnë të hetojnë nëse trajtimi mbetet i sigurt dhe efektiv edhe në përdorim afatgjatë. / The Suburban – Syri.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close