
Marramendja nuk shkaktohet gjithmonë nga tensioni i gjakut!
Nëse ndjeni sikur gjithçka rrotullohet rreth jush ose humbni ekuilibrin, shkaku nuk është gjithmonë tensioni i gjakut.
Në shumë raste, marramendja vjen nga veshi i brendshëm, pjesa e organizmit që është përgjegjëse për ruajtjen e ekuilibrit.
– Ndjesia se gjithçka rrotullohet rreth jush
– Paqëndrueshmëri gjatë ecjes
– Të përziera dhe të vjella
– Zhurmë ose fishkëllimë në vesh (tringëllimë)
– Dëgjim i dobësuar
– Vertigo beninje pozicionale (BPPV)
– Inflamacion i nervit vestibular
– Sëmundja e Ménière-it
– Çrregullime të aparatit të ekuilibrit në veshin e brendshëm



