LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti nga Zhelina: Kundërshtarët të heqin paragjykimet, kërkojmë hisen tonë

Shtabi Qendror  Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, mbrëmë ka qëndruar para banorëve të Komunës së Zhelinës, ku me fjalimet e tyre janë paraqitur, kandidati për kryeministër Naser Ziberi, kandidatit për deputet Bedri Fazliu, si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Para banorëve të Komunës së Zhelinës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se kjo ide është shkruar para 11-të viteve në platformë dhe e njëjta është publikuar për opinion me çka nuk ka qenë fshehtësi për LSDM-në dhe VMRO-në.

“Botërisht kemi deklaruar se shqiptarëve ju takojnë 12 institucione të rëndësisë së veçantë në këtë shtet edhe atë duke filluar nga kryetari i shteti e deri tek Drejtoria për Siguri. Nuk kishim ministër të Mbrojtës me çka  e morëm si ministri dhe e udhëhoqëm me krenari, nuk kishim ministër të Punëve të  Brendshme, e bëmë dhe e udhëhoqi në kohë më të vështira, më delikate për vendin, me sukses menaxhoi me tërë situatën. Nuk kishim kryetar parlamentari, ai u bë dhe në veçanti unë krenohem për të gjitha delegacionet e huaja që i pres në takim për zërat që dëgjojë se si e ka drejtuar parlamentin Talat Xhaferi. Jo rastësisht me një vend e thash se krenohen se ky vend ka dy nobelist shqiptarë, pra krenohen shqiptarë e maqedonas se kemi Ferid Muratin dhe Nënë Terezën. Pavarësisht se sot janë frikësuar e në panik, por unë ju garantoj që do të kenë një kryeministër shqiptarë dhe kjo do të bëhet realitet”, potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, u shpreh se në rast se mos kishin shtruar kërkesa dhe për çdo  çështje të luftonin edhe atë pozicion pas pozicioni, asgjë nuk do të lëvizte nga vendi.

“I njoh të dy palët, duke ju thënë atyre që t’i heqin paragjykimet sepse vetëm me ne mund të ecni përpara edhe atë  vetëm në komunikim dhe bashkëpunim të sinqertë. Ne nuk kontestojmë identitetin tuaj, gjuhën tuaj, as shtetin tonë të përbashkët hiqni komplekset se nuk e marrim tuajën por pjesën tonë nuk e japim. Me simbole kombëtare, me gjuhë, me universitete, me fonde, llogor pas llogori luftohet, për biznesin shqiptar. Le ta dinë biznesmenët shqiptarë, se unë kam luftuar për gjithë ata dhe le të kujtojnë se pala tjetër nuk ju jep dhurata pasi jemi konfrontuar që të mos ju merret hisja e haku,” nënvizoi Ahmeti. bsh/

Related Articles

Back to top button
Close
Close