
Ja ku po fillojmë një objekt të ri, një objekt të bukur i cili ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze, do të thosha bashkëkohore, për më të vegjlit tanë, për fëmijët, gjë e cila është prioriteti ynë më i lartë këtu në Komunën e Karposhit.
Unë nuk do ndalem te detajet teknike, pasi ato tashmë i përmendën edhe kryetari i komunës edhe ministri. Unë vetëm mund të them se çdo fillim i tillë përbën një sukses të madh, në kuptimin që do të sigurojmë kushte më të mira jetese, në ato momente që më të vegjlit tanë do t’i kalojnë në këtë objekt. Ata do të mësojnë, do të shoqërohen, gjë që për ne paraqet prioritet maksimal dhe kjo Qeveri edhe në të ardhmen do të vazhdojë të veprojë në këtë mënyrë dhe të realizojë projekte të tilla, sepse vetëm kështu mund të sigurojmë kushte dinjitoze për zhvillimin e më të vegjlve tanë. Në të njëjtën kohë, edhe prindërit që do t’i lënë fëmijët e tyre në këtë objekt të ri, i cili nëse gjithçka shkon sipas planit duhet të ndërtohet në kohë rekord, do të ndihen të sigurt se fëmijët e tyre janë nën përkujdesje dhe po marrin kujdesin që u nevojitet dhe natyrisht, këtu ata do të edukohen dhe do të krijojnë miqësi.
Qoftë me fat dhe uroj që të kemi sa më shumë objekte të tilla.



