LajmeMaqedoni

Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno do të ndërtohet park motorik

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se një pjesë e drunjve të shëndoshë që u rrëzuan nga stuhia e fundit nuk do të përfundojnë si mbeturina, por do të përdoren për ndërtimin e një parku të ri motorik në Vodno.

Sipas tij, parku do të ketë pengesa dhe pajisje natyrore për zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit dhe aftësive fizike, dhe do të jetë i dedikuar për fëmijë, të rinj dhe të rritur.

Gjorgjievski bëri të ditur gjithashtu se në vend të druve të rrëzuar po mbillen fidanë të rinj, ndërsa në gjysmën e dytë të shtatorit do të nisë një aksion i gjerë vjeshtor për pyllëzimin e Shkupit. Ai shtoi se po vazhdon edhe rregullimi i shtigjeve dhe pajisjeve urbane në Vodno, ndërsa tashmë funksionon edhe Shërbimi Malor i Shpëtimit për Vodnon dhe Matkën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close