
Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, kanë reaguar institucionet duke kthyer edhe gjuhën shqipe.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, publikoi një video në rrjetet sociale ku konfirmon rikthimin e mbishkrimit në gjuhën shqipe të shoqëruar me mesazhin: “Mirë se vini!”



