
Këngëtarja Gresa Behluli ka shprehur emocionet e saj të thella dhe urimet më të mira për martesën e motrës së saj, Agnesës.
Gresa, në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, shprehu dëshirën që të kalojë një ditë të bukur pa lot gjatë ceremonisë.
“Emocionet janë gjithmonë të pranishme, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Të gjithë jemi të angazhuar për të bërë këtë ditë të veçantë për Agnesën. I uroj asaj dhe Lauratit dashuri të pafund dhe respekt të ndërsjellë. Çdo vajzë meriton lumturinë më të madhe në jetë,” tha ajo.
Gresa gjithashtu i dha një mesazh dhëndrit, duke theksuar se ai duhet ta trajtojë Agnesën si “princeshën e shtëpisë” dhe si llastuarën e familjes, në një mënyrë pozitive.
Për më tepër, ajo zbuloi se ka krijuar një këngë të veçantë për çiftin dhe do të performojë gjatë dasmës së tyre. /Klankosova.tv



