
Arjanit Hoxha vizitoi gjatë ditës së djeshme rajonin e Tikveshit për të parë nga afër vreshtarët dhe procesin e përfundimit të mbledhjes së rrushit në këtë rajon.
Hoxha mes tjerash mbetet një nga ministrat më të përkushtuar në sferën e bujqsësisë si ministër i cili nuk po len gati se asnjë vend pa vizituar.
E shfrytëzova këtë ditë për të qenë në komunat e rajonit të Tikveshit t’u informuar nga afër në lidhje me përfundimin e blerjes së rrushit.
Edhe pse ky vit ishte një nga vitet më të keq në industrinë e vreshtarisë, ne përsëri arritëm që me masat e Qeverisë të përmbushim nevojat e prodhuesve të rrushit dhe për të zbutur ndikimin e shkaktuar nga kriza Covid.
Për masat dhe angazhimin e Qeverisë, ne morëm vlerësime pozitiv nga shoqata bujqësore “Vreshtarët e Avancuar” me të cilët kemi punuar së bashku që nga fillimi i blerjes.
Vetëm një partneritet midis kultivuesve, kantinave dhe shtetit mund të ketë zgjidhje konkrete dhe afatgjata. Ne do të punojmë në këtë drejtim edhe në të ardhmen.