LajmeMaqedoniTopLajm

Dimova arsyetohet për skandalim me paratë për parukerinë: Bëhet fjalë për montazh dhe hutim të opinionit

Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Zhvillimore Evropiane, Lidija Dimova në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se informacionet të cilat janë publikuar në opinion në lidhje me grantet e dhëna janë për hutimin e opinionit. “Parat jepen në bazë të programit të cilën e konfirmon Brukseli, ne kemi doracak në të cilin janë të dhëna të gjithë rregullat se si vlerësohen projektet dhe si jepen parat. Bëhet fjalë për dhënien e granteve, më tepër grante por jo të një parukerie, por ndërmarrjes V.E.Z TREJD, ndërsa Zoran Zlatkovski është pronar para shitores të së cilit janë bërë shumë montazhe, ndërsa e fundit është se une gjendem para saj. Edhe nëse do të ishte parukeri, në Erasmus programin ka hapësirë për të gjithë, në të kaluarën kemi dhënë grante të tilla dhe këtu nuk ka asgjë diskutabile. Manipulimi tjetër është se drejtoresha i jep parat, ndërsa kjo është tërësisht e pasaktë. Ne jemi në nivelin e njëjtë sikur vendet anëtare të BE-së dhe i zbatojmë të njëjtat rregulla”, ka deklaruar Dimova, përcjell SHENJA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close