
Zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani i ftuar sonte në emisionin “Koha për debat” në Tv Koha ka deklaruar se gjatë periudhës në vijim fokusi i tij do të jetë tek përmirësimi i infrastrukturës në arsim.
Ai shtoi se si zv ministër së bashku me stafin e tij do të vizitoj çdo shkollë në rajonin e Pollogut për tu njoftuar me problematikat dhe sigurisht për përmirsuar kushtet. “Do te vizitojmë çdo shkollë në rajonin e pollogut, dhe do të investojmë në të mirën e tyre. Tendenca ime, qëllimi im është të kontriboj në profesionalizmin dhe zhvillimin e Arsimit”, ka thënë gjatë debatit, zv ministri, Shabani.